Lajme

Bora shkakton kaos në aeroportet e Evropës

Rreshjet e shumta të borës në Evropën Perëndimore kanë shkaktuar probleme serioze deri në mëngjesin e sotëm, ndërsa më shumë se 800 fluturime raportohen të jenë anuluar.

Gjermania duket se është vendi më i prekur, me pothuajse 600 anulime. Aeroporti Schiphol i Amsterdamit kishte njoftuar për 100 anulime dhe shumë vonesa, mesararisht nga katër orë e gjysmë të gjata.

Niveli i borës u shtua me 20 centimetra gjatë mbrëmjes në Frankfurt, aeroport i dytë më i madh i kontinentit. Aeroportet e Mynihut, Dyseldorfit dhe Shtutgartit janë gjithashtu të dëmtuar rëndë.

Ndërkohë, dy persona humbën jetën pranë Hesse nga mungesa e pamjes në kushtet aktuale atmosferike. Ata po përpiqeshin të ndihmonin një shok të bllokuar nga bora derisa një automjet në lëvizje i kishte goditur të dy.

Moti i ligë ka shkaktuar probleme në komunikim edhe në Britani,  shumë fluturime, aeroplanë dhe trena kanë mbetur të palëvizshëm në vend. Irlanda e Veriut mbylli gjithashtu në mëngjes aeroportin e Belfastit.

Aeroporti i Cyrihut, më i madhi në Zvicër, raportoi po ashtu vonesa të shumta dhe për 84 fluturime të anuluar. Ndërkohë, ishulli turistik italian i Capri-t, u zgjua i mbuluar nga bora, për herë të parë në 25 vitet e fundit.