Shkurt.ch

Fillojnë pushimet me kolona të gjata automjetesh

Të shtunën kanë filluar pushimet verorer në 14 kantone të Zvicrës dhe për një pjesë të Gjermanisë së veriut

Pushimet e verës kanë filluar me pritje të gjata nëpër rrugët e Zvicrës. Para Gotthardit aportohet për kolona të gjata të automjeteve.

Pak para orës 10 të së shtunës janë krijuar kolona automjetesh në distancë prej 15 kilometrash ndërmjet Erstfeld dhe Göschenen.

 Pritjet zgjasin deri në dy orë. Në Chiasso ndërmjet Raststäatte Stalvedro dhe Airolo për shkak të numrit të madh të automjeteve janë krijuar po ashtu kolona të gjata automjetesh.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Informativ i Trafikut “Viasuisse”.

Po ashtu ndërmjet Mendrisio dhe vendkalimit kufitar Chiasso Brogeda udhëtarët duhet të presin për shkak të automjeteve të grumbulluar në distancë në më shumë se 5 kilometra.

Të shtunën kanë filluar pushimet verorer në 14 kantone të Zvicrës dhe për një pjesë të Gjermanisë së veriut.