Futboll
Media zvicerane pyet trajnerin e Kosovës, Challandes: A keni ndërmend të na grabisni lojtarët?
Trajneri i sapozgjedhur i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka kryer një intervistë për tabloidin më të madh zviceran “Blick”. Ai aty sqaron se deri tani në shqip ka mësuar vetëm fjalën “Mirdita”, ndërsa më tepër nuk është e nevojshme, pasi shumica e lojtarëve vijnë nga Gjermania, vendet skandinave, Zvicra, Anglia, Italia. “Gjuha kryesore është anglishtja, dhe kur është e nevojshme vendosim përkthyes.”
Ish trajneri i Armenisë, arsyeton rezultatet e fundit të Kosovës me shtatë humbje në fazën eliminatore Rusi 2018, pasi grupi me Kroacinë, Islandën, Turqinë dhe Ukrainën ishte tepër i vështirë, por Kosova që sapo është pranuar në UEFA dhe FIFA, “ka energji të jashtëzakonshme për futboll dhe kjo është më e rëndësishmja.”
Në lidhje me energjinë që ndjen Kosova kundër Ishujve Faroe, Azerbejxhanit dhe Maltës, 66 vjeçari, çuditërisht përgjigjet: “Një grup i tillë në fakt nuk është tepër seksi, por megjithatë i mirë për ne. Secila ndeshje është një eksperiencë.”
Qëllimi i 66 vjeçarit është të zhvillojë talentet e viteve 2000/01, ndërsa në lidhje me mundësinë e grabitjes së lojtarëve nga Kombëtarja zvicerane, ai përgjigjet: “Asnjë shtet nuk grabit lojtarë! Është gjithmonë lojtari, që vendos. Dhe është normale që një lojtar vendos për atë shtet ku i jep më shumë mundësi për ta zhvilluar karrierën. Nëse ndokush ka gjasa për Zvicrën, atëherë ai do zgjedh atë në të ardhmen. Pavarësisht Kosovës. Jo pa arsye futbollistë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajnë për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë.”
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse