Opinione
Zvicra, vendi pa mite, idhuj dhe kulte
Në periudhën mesjetare, një statujë kishte filluar të shembej nga stuhija, njëri kraharor ishte thyer. Gjithë populli i trishtuar, duke shkulur flokët nga frika ishin ngujuar nëpër shpella. Ata kishin frikë se po të shembej tempulli do të fillojë apokalipsi, fundi i botës. Një dijetar i kishte tubuar së bashku me familjen e tij që ta shkulin dhe ta thyejnë tempullin.
Turma e ҫmendur dhe trishtuar kishin hyrë nëpër shpella duke pritur apokalipsin. Ai mori e shkuli dhe e theu tempullin. Ky njeri i menҫur në mënyrë profetike shembi statujën dhe në fund e ҫliroi popullin nga blasfemia idhujt e rremë, që populli i konsideronte se ishin hyjni dhe zota.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e teproi me të njëjtën mënyrë sikurse dijetari në mesjetë. Zaevi hoqi dhe zhbllokoi statujat, e ҫliroi popullin nga blasfemia, nga hedonizmi dhe nihilizmi, nga idhujt e rremë, nga historia e ndërtuar mbi bazat e miteve idoleve me vetëdije të rrejshme. Një pjesë e turmës vepruan si popujt e mesjetës të trishtuar e të ҫmendur, se me heqjen e statujave, miteve ky popull do të pushojë së ekzistuari nga faqja e dheut. Paradoksi dhe absurdi më i madh ishte se mes turmës ishin bashkangjitur një pjesë e pseudo intelektualëve, pseudo akademikëve dhe teokratëve. Këta dogmatikë të verbër nuk kishin vision fisnik dhe intelektual. Si fantazëm kishin kontribuar për ngritjen e statujave dhe kryqeve. Këta pseudo intelektualë dhe akademikë ishin besnikë të tërbuar të tiranit dhe despotit, për ta kthyer popullin në mesjetë, për ta mbajtur në neurozë, duke menduar që nuk do të zgjohen nga hipnoza.
‘Burrështetasit dhe liderët tuaj duhet të ndërtojnë statuja paqeje’
Para ca viteve, e pyeta një arsimtar të shkollës fillore ku banoja duke pirë kafe në një restorant, se jam i habitur sepse aeroporti i Cyrihut, një ndër aeroportet më të mëdhenj pas aeroportit të Frankfurtit ku afër 30 milion pasagjerë fluturojnë në vit, mban një emër të thjeshtë, emrin e qytezës Kloten!?. Afër aeroportit janë ndërtuar hotele gjigante dhe hiper luksose. Biznesmenët dhe menaxherët bëjnë transaksione dhe lidhin kontrata duke bërë akrobacione dhe luajtur nëpër fushat e golfit. A nuk meriton emër të ndonjë figure dhe personaliteti të kombit ziceran!?. Duket që populli zviceran nuk ka histori. Arsimtari duke më shikuar në sy, me një buzëqeshje mu drejtua: Zvicra është vend pa mite, idole dhe kulte. Njeriu është qenie injorante, e brishtë dhe mëkatare. Njeriu me duar të veta ndërtoi, ngriti tempuj dhe statuja dhe në fund është përulur nihilizuar dhe i ka shndërruar në zota. Para shumë dekadave një statujë e një kleriku u hoq. Kishin zbuluar që ai kishte qenë pedofil. Arsimtari me një mikun e vet shqiptar kishte qenë në Maqedoni. Herë e parë që udhëtoi në pjesën e Ballkanit Perëndimor. Kam qenë në Dubrovnik dhe Porec. Kur arrita në aeroportin e Shkupit, duke zbritur shkallët e aeroportit në ballë pashë me shkronja të mëdha emrin Aleksandri i madh (Veliki Aleksandar). Para hyrjes së qytetit, larg në një kodër dukej një kryq i madh. Statuja nëpër sheshe dhe bulevarde kishin mbirë si kërpudha. Turistëve dhe vizitorëve të huaj, nuk ju intereson, se ҫ’emër mbart aeroporti, as që u bie në sy, por ata kërkojnë konformizëm, kritere dhe kushte të mira. Burrështetasit dhe liderët tuaj, duhet të ndërtojnë statuja paqeje. Arsimtari më tha që jam mahnitur me shtetin tuaj. Lexova në internet, Maqedonia mbi 23 mijë kilometra katrorë, klimë të mirë, tokë pjellore, pasuri nëntokësorë dhe mbitokësore. Ai popull nuk e meriton të jetë në atë varfëri të mjerë dhe papunësi. Me dy million banorë dhe ata janë duke ikur jashtë për një të ardhme më të mirë. Dëgjo më tha ai: Zvicra është gjeografikisht e varfër, pa pasuri tokësore dhe nëntokësore, ka shumë pak diell. Po të kishim vendin tuaj, ne Zvicrën do ta bënim parajsë. Pasi porositi një litër verë, biseda vazhdoi.
Para ca viteve kam ndjekur një debat televiziv. Në panel ishin të ftuar nga Ballkani, një serb, shqiptar, boshnjak dhe një maqedonas. Dialogu zhvillohej në një kontekst paqeje për Ballkanin Perëndimor. Ata hynë thellë në histori. Më pas filluan të grinden mes veti, nuk kishin kursyer as fyerje. Maqedonasit dolën me tezën, se ne jemi shpirti i antikitetit, duke aluduar se Aleksandri i madh është paraardhësi i popullit maqedonas. Serbët thonin që në fillim Zoti me engjëjt së pari kishin folur në gjuhën serbe, dhe kur këmba e Adamit dhe Evës shkelën në planetin tonë, fjalët e para si foshnjat që belbëzojnë i kishin folur në gjuhën serbe. Shqiptarët shkonin edhe më larg, ne jemi me origjinë pellazge. Kemi gjetur pllaka dhe vizatime nëpër shpella me shkronja pellazge. Unë isha djersitur dhe skuqur në fytyrë nuk e kundërshtova, nuk kisha arsye. Kur i përcolla këto debate mu dukën shumë qesharake dhe komike, më tha arsimtari. Po pse grindemi kot!? Të gjithë popujt kanë pasur gjatë gjithë epokave dyndje, shpërngulje. Edhe ne kemi ardhur nga Afrika apo Azia, por nuk ka rëndësi të grindemi se kush ishin të parët.
“Unë jam napolitan, kam gjak kalabrez”
Është një maksimë në gjuhën gjermane që thuhet ‘Ai që njeh gjuhën e një populli, njeh shpirtin e atij populli’. Një djalë i ri Italian koleg pune, iu drejtua një kolegut tjetër zviceran me fjalë të ashpra dhe i tha: Unë jam Napolitano. Me fjalë të buta kolegu u përgjigj: Vet je fajtor. Pastaj i tha, kam gjak kalabrez. Kolegu zviceran i tha, unë pos zviceran jam europian, i krishter, mysliman dhe budist. Je vetë fajtor, mund ta ndërrosh gjakun dhe të bëhesh si unë. “Tek popujt e pacivilizuar që nuk e njohin vetveten fjalët e para fillojnë unë, familja ime, fisi im, populli ynë feja jonë, thotë Emanuel Kant”.
Të nderuar lexues!
Javët e fundit lexova nëpër portale dhe gazeta elektonike që kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar se është me origjinë shqiptare. Nga fushata mediatike u bë bujë dhe nam i madh, nga opinioni por dhe në diasporë nëpër klube dhe kafene. Pastaj triumf i madh nga opinioni, që një klerik malazes ishte konvertuar në mysliman. Disa shkruanin që do të konvertohet në shqiptar pasi kleriku kishte thënë, më vjen turp që jam malazez. Mua nganjëherë si shqiptar dhe ballkanas, sindromi dhe kontrastet ballkanike më duken qesharake dhe tragjikomike njësoj si arsimtarit zviceran. Nga kolegët e punës që punojmë së bashku shumica nuk e dijnë se si e ka emrin presidenti i tyre. Ata nuk e dinë se ҫ’origjinë ka, as që u intereson se a është gjerman, francez apo Italian. Për ata me rëndësi është se presidenti në mandatin që do të qeverisë, të jetë pragmatik, transparent, inovativ dhe të hapë vende pune. Absurdi dhe paradoksi do të ishte sikur kolegët e punës të merreshin me anatema dhe anakronizëm, debate (alla ballkanҫe) se një klerik musliman është konvertuar në krishter ose tema e pe në meshë se ҫ’predikonte dhe ҫfarë tha pastori apo kleriku. Kam lexuar nga studjuesit e Europës Juglindore se ambasadorë që kanë qenë të akredituar në shtetet e Ballkanit Perëndimor, shprehen se ballkanasit janë popull lindor.
Filozofi francez Rene Dekart, shkruan se njerëzimi gjatë gjithë pesë mijëvjeҫarit ka kaluar në tri hallka , teologjinë, metafizikën dhe shkencën. Siҫ duket ballkanasit me popujt e Lindjes kanë mbetur mes dy hallkave, mes teologjisë dhe metafizikës.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha