Bota
Për herë të parë një grua në krye të CIA-s
Haspel kishte marrë pjesë në një program të “torturës” të CIA-s në vitin 2002 dhe për këtë kritikohet nga një sërë mediash ndërkombëtare
Gina Haspel është drejtoresha e ardhshme e CIA, njëherësh edhe gruaja e parë që mban këtë pozitë, shkruan albinfo.ch. Haspel kishte marrë pjesë në një program të “torturës” të CIA-s në vitin 2002 dhe për këtë kritikohet nga një sërë mediash ndërkombëtare. Ajo “kishte mbikëqyrur dy persona të dyshuarve për terrorizëm ndërsa më vonë mori pjesë në një urdhër për të shkatërruar videokaseta që dokumentonin pyetjet e tyre brutale në një burg të fshehtë në Tajlandë” siç konfirmoi “New York Times” dhe “Die Zeit” në vitin 2017. Kjo ka ndodhur pak pas 11 Shtatorit.
Die Presse: 130 burra të torturuar, mes tyre edhe nga Maqedonia
“Programit të torturës i janë nënshtruar rreth 130 burra mes 2001 dhe 2009. Shumica ishin nga Lindja e Mesme, Afrika, Azia, por gjithashtu edhe nga Maqedonia, Italia dhe Seudia. Me aeroplanë sekret ata janë trafikuar në burgjet e CIA në Afganistan, Irak, Lituani, Poloni, Rumani dhe Tajlandë,” shkruan austriakja “Die Presse”. “Atje ata janë pyetur dhe torturuar.”
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?