Shkurt.ch

Tri koncernet zvicerane në mesin e 100 më të fortëve në botë

Nestle, Novartis dhe Roche vijnë së bashku me një kapital prej 493 miliardë frangash, dhe janë firmat më të suksesshme në Evropë

Në mesin e 100 koncerneve më të fuqishme në botë janë edhe tri  koncernet zvicerane Nestle, Novartis dhe Roche.  Kështu thotë një studim i “Ernst & Young”.

Në studimin e publikuar të mërkurën “Nestle”, kompania më e shtrenjtë zvicerane, me një kapital të tregut prej 192 miliardë dollarësh amerikanë, ka zënë vendin e 15-të.  Pastaj vijnë në renditje kompania farmaceutike në Basel, Novartis, në vendin e 25-të, dhe Roche, në vendin e 26-të me një kapital tregu prej rreth 150 miliardë dollarësh. 

Zvicra figuron me numër 5 në renditjen e vendeve me tri koncerne  të mëdha në mesin e 100 top firmave në botë.  Më pas vjen Gjermania, Australia, Japonia dhe Franca, të gjitha kanë nga katër koncerne të fuqishme dhe kanë zënë vend  në top 100.Tre koncernet më të fuqishme zvicerane vijnë me një kapital në treg prej 493 miliard dollarësh, e cila është shumë pak se në fund të dhjetorit,  që ishte 494.5 miliardë dollarë.  Për këtë shkak, firmat zvicerane figurojnë me numër katër në renditjen e vendeve me firmat më të fuqishme në botë.

Firmat zvicerane vijnë shumë përpara katër koncerneve franceze me  353.5 miliardë dollarë, japoneze me 340 miliardë dollarësh dhe katër më të fuqishmet gjermane, si “Siemens”, “SAP”, “Volkswagen” dhe” BASF”, të cilat sjellin së bashku vetëm 284 miliardë dollarësh.

Pa konkurrencë mbeten në krye të renditjes koncernet më të mëdha amerikane, të cilat janë vlerësuar se kanë kapital prej 6.20 bilionë dollarësh.   Kina për nga fuqia e firmave vjen në vendin e dytë me 1.43 bilionë dollarësh dhe më pas  Britania e Madhe me firma që kanë kapital prej  1.01 bilionë dollarësh.