Shkurt.ch

Valis: Humbin jetën 5 alpinistë

Është kjo fatkeqësia më e rëndë që ka ndodhur këtë vit në malet e Zvicrës

Në Valis, të martën, duke u zdjergjur nga maja Lagginhorn afërs Saas Grund kanë humbur jetën pesë alpinistë me shtetësi të huaj.

Është kjo fatkeqësia më e rëndë që ka ndodhur këtë vit në malet e Zvicrës.

Vendi ku ka ndodhur fatkeqësia është rreth 10 kilometra larg kufirit me Italinë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur fatkeqësia, njofton policia kantonale e Valisit, ndonëse, siç ka thënë një zëdhënës, ajo supozon se ata kanë qenë të lidhur me litarë njëri me tjetrin. Ndërkohë prokuroria përgjegjëse ka nisur hetimet.

Sot, e mërkurë pritet të bëhet identifikimi i të vdekurve, thonë autoritetet e Valisit.