Lifestyle

Qyteti meksikan feston, pavarësisht nga e kaluara

Pavarësisht nga një e kaluar vdekjeprurëse, banorët në Tultepec, në periferi të Mexico Cityt, morën pjesë në festivalin e fishekzjarrëve San Juan de Dios.

Në dhjetor të vitit 2016, disa ditë para Krishtlindjes, shpërthimet në një treg të hapur vranë 42 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë, përcjell albinfo.ch.

Të gjitha duket se u harruan, derisa të pranishmit parakaluan nëpër rrugët e qytetit. Tultepec e konsideron San Juan de Diosin si shenjtorin e saj mbrojtës.

Sipas banorëve vendës, legjenda thotë se shenjtori i shpëtoi pacientët nga një spital i djegur. Tultepec konsiderohet kryeqyteti i Meksikës në piroteknikë. Punëtoritë lokale prodhojnë rreth 80 për qind të fishekzjarrëve të vendit.