E-Diaspora
Ndërroi jetë Agron Bajrami, themeluesi i Shkollës së Vallëzimit “Shota” në Zvicër
Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka vdekur sonte Agron Bajrami, koreograf, themelues dhe udhëhëqës i Shkolles së Vallëzimit “Shota” .
Agron Bajrami është i lindur në Prishtinë, në vitin 1964. Në kohën sa ka jetuar në Kosovë ai ka qenë anëtar i Ansamblit të Valleve “Shota”, ndërsa me ardhjen në Zvicër ai ka themeluar në vitin 1993 Shkollën e Vallëzimit Shqip “Shota” me seli në Aarau. Këtë vit “Shota” e Zvicrës do të shënonte 25 vjetorin e themelimit, si shoqëria e parë e këtij lloji në komunitetin shqiptar të Zvicrës.
Agroni do të mbahet mend si një valltar dhe koreograf me talent dhe përkushtim të rrallë. E gjithë familja e tij, duke u nisur nga ai dhe e shoqja, Liria pastaj të gjithë fëmijët, ka qenë që nga fillimi pjesë e Shkollës së Vallëzimit “Shota” në Zvicër.
Përveç si artrist i shquar i valles, Agron Bajrami është marrë edhe me arte pamore dhe me kamerë. Ka punuar disa vite si kameraman në një televizion të Zvicrës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik