Shkurt.ch
Përpjekje për shkurtimin e procedurës së azilit
Duke mbledhur të gjithë aktorët në një vend do të shkurtohej procedura e azilit deri sa të arrinte në vetëm disa javë
Një grup pune i përbërë nga institucionet federale dhe ato të kantoneve është duke shqyrtuar mundësitë për shkurtimin e procedurës së azilit, që aktualisht zgjat edhe me vite.
Sipas planeve të tyre, në të ardhmen azilkërkuesit duhet të strehohen në qendra unike të azilit në nivel federal, ku do të vendosen edhe aktorët kryesorë për procedurë: azilkërkuesit, autoritetet dhe avokatët. Vetëm në këtë mënyrë do të shkurtohej procedura e azilit deri sa të arrinte në vetëm disa javë, thonë anëtarët e grupit punues.
Për tu realizuar kjo, duhet që pesë qendrave ekzistuese të cilat sot strehojnë 1200 azilkërkues, tu shtohet kapaciteti për 3000 sish.
Megjithatë, grupi i punës nuk mund të imagjinojë që të gjithë azilkërkuesit të grumbullohen vetëm në një qendër pranimi, siç praktikohet në Holandë, prej nga është marrë modeli i punës.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme