Futboll
Presidenti i klubit me revole në fushë
Raportohet se presidenti i PAOK-ut ka qarkulluar me pistoletë në brez, në dhomat e zhveshjes, çka ka tronditur futbollistët e AEK-ut, që kanë qëndruar të mbyllur për disa orë në dhomat e zhveshjes
Qyteti i Selanikut në Greqi bëhet sërish protagonist, teksa për të dytën herë brenda pak ditësh nuk arrin të përfundojë një ndeshje futbolli. Kjo ndodhi edhe mbrëmë.
Nën një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët e PAOK-ut, para dhe gjatë ndeshjes me AEK-un, rivalin direkt për titull, takimi u ndërpre pikërisht në minutën e 90-të, kur kishte mbetur për t’u diskutuar vetëm shtesa, përcjell albinfo.ch.
Ka mjaftuar një gol i vendasve në minutën e 90-të, që fillimisht u anulua dhe më pas u pranua nga gjyqtari, që situata të eskalojë dhe u bë e pamundur që të vijonte takimi.
Për këtë arsye të dy skuadrat u tërhoqën në dhomat e zhveshjes, teksa pavarësisht tentativave për të rifilluar, skuadra e AEK-ut refuzoi të dalë në fushë.
Raportohet se presidenti i PAOK-ut ka qarkulluar me pistoletë në brez, në dhomat e zhveshjes, çka ka tronditur futbollistët e AEK-ut, që kanë qëndruar të mbyllur për disa orë në dhomat e zhveshjes.
Ministri grek i sporteve ka dalë në një konferencë për shtyp shumë i alarmuar dhe ka thënë se vendi ka bërë shumë hapa mbrapa me këtë situatë dhe se do të komunikojë me UEFA-n, për të ndërprerë kampionatin.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave