Bota
Gjermania me masa më të ashpra për azilkërkuesit
"Numri i riatdhesimeve duhet të rritet ndjeshëm dhe ne duhet të jemi më të ashpër sidomos kundrejt kriminelëve dhe personave të rrezikshëm në radhët e azilkërkuesve", deklaroi Seehofer
Horst Seehofer dëshiron që menjëherë pas marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm të takohet me të gjithë punonjësit dhe institucionet vartëse për të përpiluar një “masterplan për procedura më të shpejta për azilin dhe për dëbime të vendosura”. Kështu tha politikan i CSU-së për gazetën “Bild am Sonntag”.
“Numri i riatdhesimeve duhet të rritet ndjeshëm dhe ne duhet të jemi më të ashpër sidomos kundrejt kriminelëve dhe personave të rrezikshëm në radhët e azilkërkuesve”, deklaroi Seehofer, shkruan “DW”.
Në përgjithësi, ai deklaroi se “toleranca ndaj shkelësve të ligjit do të jetë zero”. “Ne duam të mbetemi një vend kozmopolit dhe liberal, por kur është fjala për mbrojtjen e qytetarëve kemi nevojë për një shtet të fortë dhe unë do të kujdesem për këtë”, përcjell albinfo.ch.
Policia duhej të pajisjet me teknikë optimale. “Ne kemi nevojë për mbikëqyrje efektive me video në të gjitha pikat e nxehta në vend”, tha ministri i ri i Brendshëm.
Kurse zëvendëskryetarja e SPD-së, Manuela Schwesig, i bëri thirrje partisë së saj që të diskutojë hapur për deficitet në integrimin e refugjatëve. “Ne të gjithë, përfshirë edhe SPD-në, duhet të pranojmë se duhet ta zhvillojmë debatin mbi kufijtë realë të integrimit më fort dhe më sinqerisht, pa e shtruar për diskutim pranimin e refugjatëve”, deklaroi kryeministrja e landit Mecklenburg-Vorpommern për gazetën “Welt am Sonntag”.
Schwesig kritikoi se edhe SPD-ja ua ka bërë jashtëzakonisht të lehtë radikalëve dhe ekstremistëve të djathtë. “AfD nxit frikëra që i duhen për suksesin e saj.” Detyra e SPD-së është t’i kuptojë frikërat ekzistuese, t’i trajtojë ato dhe të ofrojë zgjidhje”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?