Shkurt.ch

Shërohet një tumor në fetus

Një ekip i kirurgëve amerikanë kanë arritur të tërheqin tumorin, duke ndërhyrë direkt në xhepin e lëngut amniotik.

Pasi që ishte vështruar se fetusi 17-javësh zhvillonte një tumor të rrallë në gojë, dukej se fëmija nuk kishte shpresë për të mbijetuar. Mjekët e Spitalit Jackson Memorial kishin zbuluar këtë fluskë të madhësisë së një pjeshke gjatë një ultrazëri të kryer mbi nënën. Ky rast po vërtetohej për hërë të dytë dhe shanset e mbijetesës së foshnjës në lindje ishin pothuajse zero, mendonin specialistët.

Por ata vendosën të mos qëndrojnë pasivë dhe zgjodhën të kryejnë një kirurgji in utero. Duke përdorur një laser të vendosur në mitër nëpërmjet një gjilpëre, shkencëtarët kanë arritur të ndajnë të ashtuquajturin “teratomë të gojës” pa dëmtuar fytyrën dhe shëndetin e ardhshëm të foshnjës.

Një intervenim i tillë i suksesshëm përbën një zbulim të madh mjekësor. Me moshë 20-muajshe, foshnja Leyna Mykaella Gonzalez mban vetëm një shenjë të vockël në buzën e saj.