Kuriozitete
Meksika, në mbrojtje të shqiponjës së artë, shpendit të saj kombëtar
Kujdestarët aktualisht kujdesen për 44 zogj grabitqarë, nga të cilët 10 janë Shqiponja te Arta. Këto shqiponja janë shpëtuar nga pjesë të ndryshme të vendit
Një qendër meksikane e dedikuar për ruajtjen dhe rehabilitimin e Shqiponjës së Artë, e cila konsiderohet shpend kombëtar, ka prezantuar sukseset në kujdesin për speciet e rrezikuara.
Duke bashkëpunuar me Ministritë e Mbrojtjes dhe Mjedisit, kjo Qendër funksionon brenda objekteve të Kolegjit Ushtarak në jug të Meksikës.
Kujdestarët aktualisht kujdesen për 44 zogj grabitqarë, nga të cilët 10 janë Shqiponja te Arta. Këto shqiponja janë shpëtuar nga pjesë të ndryshme të vendit. E vendosur në një zonë që mbulon 9,672 metra katrorë,
Qendra e hapur më 13 shtator 2017, është e pajisur me një klinikë dhe një laborator për analiza klinike dhe rreze X, një sallë operative, farmaci, një zonë inkubatore , si dhe zyrat administrative dhe mbikëqyrëse.
Qendra punon për të rehabilituar zogjtë e plagosur dhe ata të sëmurë, si dhe për të shumuar ato në natyrë. Në dhjetor 2013, u lirua shqiponja e parë e rehabilituar. Më shumë se 20 njerëz përbëjnë ekipin teknik, ndër të cilat janë veterinarë, biologë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik