Shkurt.ch
Stuhi në Zvicër, shkulen pemët dhe ndërpritet energjia
Një stuhi e rreptë ka shkulur disa pemë gjatë natës në kantonin e Schaffhausen-it. Energjia elektrike është ndërprerë në disa vende për një kohë të gjatë, ka bërë të ditur policia kantonale.
Askush nuk është plagosur, ka shtuar ajo. Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur gjithë rrethinën e kantonit. Pemët e shkulura dhe degët e shqyera kanë bërë që edhe qarkullimi të çrregullohet.
Në kantonin e Bernës stuhia është shoqëruar me breshër në disa vende, por pa dëme të mëdha, tregoi nga ana e saj policia kantonale e Bernës.
Ndërsa në Jura të Bernës kulmi i një shtëpie është dëmtuar, kurse në HIndelbank ka pasur përmbytje për shkak të dëmeve të provokuara nga breshri. Edhe në Bolligen rrufeja ka goditur një pemë.
Sipas MeteoSwiss, rryma ajri të rrepta me stuhi dhe rrufe kanë kaluar nëpër Zvicër të shoqëruara me erë me një shpejtësi prej 60 deri në 90 km / orë.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme