Futboll

Albian Ajeti zgjedh Zvicrën

Albiani është vëllai i Arlind Ajetit, i cili luan me sukses në Kombëtaren shqiptare

Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, duket se më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai ishte i kërkuar nga Kosova, Shqipëria dhe Zvicra. Ajeti ka zgjedhur Zvicrën.

Kështu kanë bërë të ditura mediat zvicerane, ku sipas tyre, ai pritet të ftohet për Zvicrën për dy ndeshjet miqësore ndaj Greqisë dhe Panamasë, përcjell albinfo.ch.

Ajeti ka luajtur deri më tani për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, nga U-15 deri më U-21, kurse tani pritet të luajë edhe në ekipin e parë, ku do të gjejë Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Admir Mehmedin dhe Blerim Xhemailin.

Albiani është vëllai i Arlind Ajetit, i cili luan me sukses në Kombëtaren shqiptare.