Futboll

Berisha, futbollisti i ndeshjes

Ai është notuar me 7.6, duke qenë futbollisti më i mirë i ndeshjes

Futbollisti shqiptar, Valon Berisha ishte protagonist në fitoren e Salzburgut në udhëtim ndaj Borusias së Dortmundit, me rezultatin 1:2.

Mesfushori shqiptar shënoi dy golat për skuadrën austriake në këtë fitore shumë të rëndësishme, shkruan albinfo.ch.

Ai ka marrë notën 7, nga “tuttomercatoweb”. Fitore e rëndësishme e Salzburg-ut, që kalon nga këmbët e Berishës. Preciz në momentin e penalltisë, dhe i shpejtë në golin e dytë të shënuar, shkruan e përditshmja italiane.

Ndërkohë, portalet tjera i kanë dhënë notë edhe më të lartë. Ai është notuar me 7.6, duke qenë futbollisti më i mirë i ndeshjes.

Me nota të mira janë vlerësuar edhe dy futbollistët shqiptarë të Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi në fitoren 2:0 ndaj Milanit.

Të dy futbollistët patën paraqitje të mira, ku Xhaka mori notë 7,1 ndërsa Mustafi 7,2.

Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren. “Ndjenjë e mrekullueshme pas rezultatit fantastik ndaj një prej favoritëve (për të triumfuar në Europa League). Treguam karakter. Punë e mirë nga të gjithë, veçanërisht nga tifozët që kishin udhëtuar”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

https://streamable.com/ma250