Shkurt.ch

Ndryshon ligji për transplantimin e organeve

Në Zvicër duhet të ketë në dispozicion  më tepër organe për transplantim. Kjo nevojë ka shtyrë Këshillin Federal që t`i ndryshojë rregullat që vlenin deri më tash për transplantimin e organeve.

Sipas një revidimi të parashikuar të ligjit mbi transplantimin e organeve, të afërmit e të sëmurit që nuk ka gjasa për shërim do të mund të pyeten edhe para vdekjes së tij, nëse pajtohen që organet e tij të shfrytëzohen pas vdekjes.

Ndryshimi qëndron në saktësimin e kohës për të kërkuar këtë leje dhe jo në vetë marrjen e organeve.

Më tutje, përpunimi i ligjit parasheh që edhe kalimtarët ndërkufitarë që kanë një sigurim shëndetësor në Zvicër kanë të njëjtat të drejta me vendësit dhe banorët e përhershëm të Zvicrës sa i takon transplantimit të organeve.