Bota
Violina e Einsteinit, në ankand
Violina që dikur i takonte fituesit të çmimit Nobel, shkencëtarit Albert Einstein, do të shitët në një ankand të shtëpisë Bonhams në Nju-Jork. Ajo pritet të shitet mes 100 mijë dhe 150 mijë dollarë. Violina ishte krijuar në vitin 1933 nga Oscar Steger dhe i ishte dhënë Einsteinit pas ardhjes së tij në SHBA si shkollar në Universitetin Princeton. E në violinë qëndron mbishkrimi, krijuar për shkencëtarin më të madh në botë, profesorin Albert Einstein nga Oscar H Steger, shkurt 1933 Harisburg, përcjell albinfo.ch.
“Realisht Einsteini ishte një muzikant i jashtëzakonshëm. Ai filloi të performonte në violinë kur kishte 5 apo 6 vjet. Dhe, derisa mbushi 13 vjet, ai zbuloi dashurinë e tij për Mozartin. Dhe ky ishte pasioni i tij gjatë jetës. Ai madje riaranzhonte agjendën e tij që të mund të takohej me miqtë çdo të mërkurë për të mundur të performonte në violinë”, tha Jan Iling, drejtori i librave të shtypura dhe dorëshkrimeve në Bonhams.
Citohet se Einstein dikur kishte thënë se jeta pa muzikë do të ishte e paimagjinueshme për të. Po ashtu në ankand është edhe një letër e shkruar nga vetë shkrimtari, i cili distanconte vetën nga bombat bërthamore që SHBA-ja i lëshoi në Japoni. Letra vlerësohet se mund të shitet deri në 150 mijë dollarë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?