Futboll

Skuadra angleze e blen Florent Hadërgjonajn

Futbollisti shqiptar, Florent Hadërgjonaj, edhe zyrtarisht është futbollist i Huddersfield Town.

Skuadra e Premierligës angleze ka paguar klauzolën për të përfunduar transferimin e përhershëm të Florent Hadergjonaj nga skuadra e Bundesligës, FC Ingolstadt 04, shkruan albinfo.ch.

Njoftimi është dhënë nga skuadra angleze, që shprehet e lumtur që mbrojtësi i djathtë do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2021, derisa në opsion është për të vazhduar edhe një vit.

Ai ka treguar një formë të mirë në këtë edicion, duke dhënë dy asistime në 15 ndeshjet si titullar dhe katër paraqitje si zëvendësuese në Premierligë, Emirates FA Cup dhe Carabao Cup.