Kuriozitete
Francezët, të lumtur për mundësinë e peshkimit mbi akull
Më në fund ishte mjaftueshëm ftohtë që sezoni i peshkimit mbi akull të fillojë në Francën qendrore. Kushtet ishin të jashtëzakonshme në ditët e para të marsit, kur temperatura ka rënë në minus 18 gradë Celsius, derisa rryma e ftohtë siberiane, e quajtur edhe “bisha nga Lindja”, mbuloi gjithë Evropën, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë pas dy vjetësh, akulli ishte mjaft i trashë që banorët të mund të hapin të sigurt vrimat për të peshkuar me orë të tëra.
Liqeni Guery në rajonin Uvernjë, 26 km i gjatë dhe 17 metra i thellë, është i vetmi në Francë ku mund të bëhet peshkimi mbi akull. Ka tashmë 50 vjet që qytetarët me këtë hobi vijnë në këtë rajon për peshkim, e disa vijnë nga vendet e largëta, si Rusia.
Këtë vit mes 20 dhe 25 centimetra akull janë matur në këtë liqen. Për dallim nga peshkimi i rëndomtë, ky mbi akull kërkon që peshkatari të qëndrojë vetëm në një vend.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik