Futboll
Taulanti tregon ëndrrën për ribashkim me Granitin
Taulant Xhaka thotë se dëshiron që një ditë të ribashkohet me vëllanë Granitin, në një skuadër.
26-vjeçari në një intervistë për “Goal.com”, ka thënë se vëllai i tij i vogël, që aktualisht luan për Arsenalin, ka ëndërr që një ditë të kthehet sërish te Baseli.
“Flas me Granitin vazhdimisht për gjëra të ndryshme. Shkëmbejmë ide si dhe kritika për të përmirësuar veten. Ai më ndihmon mua e unë atë”, ka thënë Taulanti duke shtuar se Graniti është më i mirë teknikisht.
Dy vëllezërit Xhaka ishin përballur me njëri tjetrin vitin e shkuar në Ligën e Kampionëve, ndërsa më parë kishin bërë bujë në botë edhe me përballjen me kombëtaren shqiptare dhe atë të Zvicrës.
“Nëse jo tek Arsenali, një ditë do të ribashkohemi te Baseli kur të kthehet në Zvicër. Është ëndrra ime të luajmë sërish, por ku nuk është problem. Besoj se ai dëshiron të kthehet te Baseli në fund të karrierës sepse është rritur këtu dhe Baseli është klubi i tij i preferuar. Sa herë që ka pushim vjen dhe vizitoj miqtë e familjen”, ka thënë Taulanti më tej, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave