Futboll

Lotët e Valon Berishës, golin ia dedikon gjyshes së ndjerë

Valon Berisha ishte, është dhe do të jetë gjithmonë një futbollist emocional. Por, shpërthimi i emocioneve të mesfushorit të Salzburgut, u vërejtën dukshëm gjatë shënimit të golit të fitores kundër Rapidit (1:0), shkruan media austriake laola1.at, përcjell albinfo.ch.

“Këtë gol dhe këtë lojë nuk do e harroj kurrë”, deklaroi Berisha pas ndeshjes.

“Kohëve të fundit kam kaluar periudha të rënda. Më vdiq gjyshja dhe ky gol ishte për të. Ishte e rëndë për mua dhe familjen time dhe desha me patjetër të bëj një lojë të mirë dhe të shënoj një gol për të. Kjo ka domethënie të madhe për mua. Unë i qëndroj afër familjes time”, ka shtuar tutje futbollisti i Përfaqësues së Kosovës.

Për shkak të lamtumirës së fundit ndaj gjyshes, Valon Berisha, kishte mbetur dy ditë larg fushave.