Sporte Luftarake
Rrustemi, i kënaqur që përfaqësoi denjësisht kombin dhe flamurin
Erzen Rrustemi ka mposhtur argjentinasin Juan Pedro Gugli Elmetti në meçin që u zhvillua në Karlsruhe të Gjermanisë
Boksieri shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Erzen Rrustemi, i cili mbrëmë e mbrojti titullin e botës në kategorinë WBF, iu ka dedikuar nënave të Gjakovës këtë sukses të tij.
Rrustemi ka mposhtur argjentinasin Juan Pedro Gugli Elmetti në meçin që u zhvillua në Karlsruhe të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
“Mbrëmja e 3 marsit do të mbetet gjatë në kujtesën time, për faktin se arrita ta mbroj me sukses titullin e kampionit të botës, në pesha të rënda të boksit profesionist (WBF) si dhe të fitoj dhe një titull tjetër nga Global Boxing Union – GBU dhe kështu arrita ta përfaqësoj denjësisht kombin tim në arenat botërore të boksit, përmes Flamurit, si dhe Himnit Kombëtar, i cili ngriti në këmbë në Karsluhës (Gjermani), mijëra të pranishëm në shenjë nderimi”, shkruan Rrustemi në rrjetet sociale.
“Fitorja ime iu dedikohet Nënave të Gjakovës dhe të gjithë Nënave Shqiptare, të cilat që 19 vite pas luftës, i kërkojnë dhe i presin e nuk iu vijnë më të dashurit e tyre të cilët figurojnë në Listën e të zhdukurve. Por, fatmirësisht Kosova dhe liria e saj janë gjallë dhe janë në këmbë e po forcohen përditë e më shumë.
Më lejoni me këtë rast t’i falënderoj gjithë ata shqiptarë nga shtete të ndryshme të Evropës e që ishin të pranishëm në sallë, stafin tim profesional e teknik që më përgatiti dhe kontribuoi në këtë fitore, familjarët e mi që ishin me mua dhe tjerët që më përcollën nga distance e, në veçanti, reperin e mirënjohur Duden dhe disa nga boksierët tanë të njohur në botë, e që janë edhe miq të mi, si kikboksieri Shemsi Beqiri, kampion i shumëfishtë i botës, pastaj Berat Aliu, Haxhi Krasniqin, Gjetan Ketën e të tjerë që më inkurajuan e uruan. Po, pa e harruar edhe kryetarin e komunës sime – Gjilanit, zotin Lutfi Hazirin për kujdesin e treguar para e pas kësaj fitore”, ka shtuar boksieri shqiptar.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje