Futboll
Lenjani asiston, Kasami shënon
Sioni ka lëshuar rastin e artë për të marrë një trepikësh në luftën për mbijetesë në Superligën e Zvicrës.
Skuadra ku luajnë futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani, Burim Kukeli dhe Pajtim Kasami kaloi në avantazh pas golit të shënuar në minutën e 31-të, por ekipi mysafir i Luzernit barazoi në fund të pjesës së parë, shkruan albinfo.ch.
Golin për Sionin e realizoi Pajtim Kasami, pas një asistimi nga Ermir Lenjani.
Burim Kukeli nuk ishte i grumbulluar për këtë takim. Sioni ndodhet në vendin e fundit në Superligën zvicerane, me tre pikë më pak se vend i parafundit.
Për Luzernin nga minuta e parë luajtën dy futbollistët nga Kosova, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca, derisa në pjesën e dytë është inkuadruar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Shkëlqim Demhasaj.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave