Ekonomi

444 mijë të papunë në Austri

Trendi i uljes së papunësisë në Austri u zgjat në shkurt, kur u regjistrua një rënie prej 6.6 për qind.

Në shkurt, 444.426 punëkërkues u regjistruan në Zyrën e Punësimit.

Kjo është një rënie prej 6.6 për qind, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas përkufizimit nacional, norma e papunësisë ra me 9 për qind, njoftoi Ministria e Çështjeve Sociale, shkruan albinfo.ch.

Ndërsa numri i austriakëve të papunë ra me 9.3 për qind, të huajt ranë shumë më pak, ose vetëm 0.4 për qind.