Shkurt.ch

Çmimi dysheme do të mbahet edhe një kohë

Banka Nacionale Zvicerane (BNS) ka në plan të mbajë çmimin dysheme “për një kohë mjaft të gjatë”, nëse “ekonomia mbetet, si tani, mes dy ujërave”. Institucioni është “gati të ndërhyjë në mënyrë të pakufizuar gjatë kohës që duhet”, ka thënë zëvendës presidenti i saj.

I pyetur në lidhje me një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona, Danthine deklaron se kjo “nuk figuron në skenarin bazë të BNS-it.” “Ne mendojmë se do të ketë një ekonomi të ngadalësuar, të pasuar me një rimëkëmbje të ngadaltë,” ka thënë ai ndër të tjera.

Anëtarët e departamenteve federale të Financave dhe ekonomisë, janë bashkë me përfaqësuesit e BNS-it, pjesë e një grupi pune “, misioni i të cilit është që të përgatiten për rastin më të keq “. Kontrollet e kapitalit do të ishin megjithatë, “një masë jo shumë adekuate me natyrën e ekonomisë sonë”. Këto kontrolle përbëjnë “një reagim ekstrem në një situatë ekstreme” ka theksuar në fund Jean-Pierre Danthine.