Futboll
Futbollisti shqiptar del pozitiv në doping
Bajram Jashancia rrezikon të mungojë deri në fundin e vitit 2019
Futbollisti i Skënderbeut, Bajram Jashanica, ka rezultuar pozitiv në një test antidopingu të kryer gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës me Young Boys shtatorin e kaluar, e përfunduar në barazim 1:1 dhe tani rrezikon një dënim afatgjatë.
Wada, agjencia Botërore e anti-dopingut ka njoftuar ndërkohë në rrugë zyrtare si Skënderbeun ashtu dhe Federatën Shqiptare të Futbollit se në testet e kryera mbrojtësi ka rezultuar pozitiv ndaj substancës së njohur si “Prednisolut”, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për një steroid i cili jepet vetëm me recetën e mjekut dhe zakonisht përdoret për shërimin e inflamacioneve apo enjtjet pas goditjeve në pjesë të marrjeve të trupit, por që bën pjesë në listën e substancave të ndaluara nga Wada.
Një problem i madh ky për mbrojtësin 27-vjeçar, që para pak ditësh ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale që pritet ta mbajë për rreth dy muaj jashtë fushe.
Jashancia rrezikon të mungojë deri në fundin e vitit 2019, pasi në raste të tilla aplikohen diskualifikime deri në dy vjet, edhe pse për rastin në fjalë, mbrojtësi që ka luajtur 145 ndeshje me fanellën e Skënderbeut mund të shpresojë në një ulje të dënimit nisur nga fakti se si vetë futbollisti ashtu dhe Skënderbeu nuk kanë precedentë të mëparshëm në lidhje me dopingun. Jashanica luan edhe për Kosovën dhe pritet të mungojë në ndeshjet mjaft të rëndësishme.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave