Ekonomi

Papunësia në Gjermani, më e ulëta që nga ribashkimi më 1990

Norma e papunësisë ishte e pandryshuar edhe në muajin shkurt, 5.4 për qind në Gjermani, deklaroi Agjencia Federale e Punës (BA).

Kështu mbetet niveli më i ulët i papunësisë që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, përcjell albinfo.ch.

“Zhvillimi pozitiv në tregun e punës vazhdoi edhe në muajin shkurt”, është shprehur shefi i BA, Detlef Scheele. “Kërkesa për punëtorët mbetet në një nivel shumë të lartë”, ka shtuar tutje ai.

Ekonomia e vendit po lulëzon si kurrë më parë, derisa nevojat për kërkesa për punë mbeten të larta.

Ndërkohë, sindikatat gjermane kanë kërkuar rritje të pagave për punëtorët.

Edhe koha e gjatë për të krijuar qeverinë dhe koalicionin, nuk ka ndikuar shumë, që ekonomia gjermane të vazhdojë të lulëzojë.