Bota
50 viktima nga të ftohtit në Evropë
Ashtuquajtur “Bisha nga Lindja” nga media britanike, “Ariu i Siberisë” në Holandë apo “Moskë-Paris” në Francë, kjo valë të ftohti ka shkaktuar të paktën 50 të vdekur që prej të premtes së kaluar
Temperaturat kanë filluar të ngriten në Evropë, megjithatë, i ftohti siberian ka pasur pasoja të mëdha, ku llogaritet se në kontinentin e vjetër janë regjistruar 50 viktima.
Gjithashtu ka pasur vështirësi në komunikacionin rrugor, hekurudhor dhe atë ajror, përcjell albinfo.ch.
Ashtuquajtur “Bisha nga Lindja” nga media britanike, “Ariu i Siberisë” në Holandë apo “Moskë-Paris” në Francë, kjo valë të ftohti ka shkaktuar të paktën 50 të vdekur që prej të premtes së kaluar.
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në Poloni, gjashtë në Republikën Çeke, pesë në Lituani, katër në Francë dhe në Sllovaki, dy në Itali, në Rumani, Serbi dhe në Slloveni, një në Holandë, në Angli, në Spanjë dhe në Vendet Baske.
Në Estoni janë regjistruar të paktën shtatë të vdekur gjatë muajit shkurt.
Shumë shkolla janë mbyllur në Britaninë e Madhe, në Irlandë, në veri të Spanjës dhe në Portugali, në Bosnje-Hercegovinë, Itali dhe në Kosovë, madje dhe në Shqipëri ku shumë fshatra janë izoluar nga dëbora.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?