Integrimi
Bashkim Iseni zgjidhet në bordin e “Migration & Development Platform”
MD Platform përfaqëson një platformë të shoqërisë civile zvicerane ku marrin pjesë një sërë organizatash të diasporave të involvuara në vlerësimin e rolit të diasporës për zhvillimin e vendeve të prejardhjes
Në kuadër të Këshillit të përgjithshëm të organizatës zvicerane «Migration & Development Platform » që u mbajt sot në Bernë, si dhe zgjedhjeve që pasuan, Dr. Bashkim Iseni, drejtor i platformës Albinfo.ch, u zgjodh anëtar i bordit të ngushtë të saj (Core group).
Në bordin e MD Platform në fjalë marrin pjesë gjashtë anëtarë-struktura të organizatave të diasporës si dhe anëtarë permanentë që dalin nga institucionet që e kanë themeluar atë.
MD Platform përfaqëson një platformë të shoqërisë civile zvicerane ku marrin pjesë një sërë organizatash të diasporave të involvuara në vlerësimin e rolit të diasporës për zhvillimin e vendeve të prejardhjes. Ajo lobon në mënyrë aktive në favor të përfaqësimit të grupeve diasporike pranë organizatave ndërkomëtare si dhe të shteteve të prejardhjes.
Platforma e Shoqërisë Civile Zvicerane për Migracion dhe Zhvillim është krijuar në vitin 2015 nga Caritas Switzerland / HELVETAS Swiss Intercooperation, të cilat kanë qenë të mandatuar nga Drejtoria zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim (DEZA-DDC). Selia e saj është në Bernë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik