Futboll
Zvicerani 66-vjeçar pritet të zyrtarizohet si trajner i Kosovës
Trajneri i ardhshëm i Kosovës pritet të zyrtarizohet më 2 mars. Këtë e konfirmojnë në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Edhe sekretari i kësaj federate, Eroll Salihu për mediat vendase është shprehur se janë afër zyrtarizmit të trajnerit.
Ai nuk ka pranuar të japë emra, megjithatë, ka pranuar se bëhet fjalë për zviceran.
Sipas të gjitha gjasave, përzgjedhës i Kosovës do të jetë Bernard Challandes. 66-vjeçari zviceran aktualisht punon si “scout” tek ekipi Baselit, ndërsa më parë ka qenë përzgjedhës i Armenisë, ku kishte dhënë dorëheqje në mars të vitit 2015 vetëm një ditë pasi ishte mposhtur nga Shqipëria në kualifikimet e “Euro 2016”.
Challandes është menaxher në kompaninë e Footuro, që menaxhon 45 futbollistë, në mesin e tyre 12 shqiptarë, pjesë e të cilëve është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha.
Ndërkohë, sipas “Telegrafit” ai pritet të paguhet rreth 20-30 mijë euro në muaj, duke u bërë njeriu më i paguar në Kosovë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave