Shëndetësi

Intensiteti i gripit sezonal në Kosovë po bie

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, ka konstatuar intensitet konstant të rasteve të gripit sezonal, përcjell albinfo.ch.

“Nga 1 tetori deri më 25 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 49.343 raste të dyshimta në grip, 4454 raste me infeksion respirator akut dhe 89 raste SARI (sëmundje e rënde respiratore akute).

Epidemia e gripit sezonal ka rënie të dukshme në intensitet. Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët akoma të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, sidomos në javën vijuese, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.