Shkurt.ch
Sigurimi do të paguajë për syzet e fëmijëve
Ky detyrim për arkat shëndetësore kishte ekzistuar edhe më parë, por qe hequr në vitin 2010
Duke filluar nga korriku, sigurimi shëndetësor do të mbulojë shpenzimet për syzet e fëmijëve dhe të rinjve deri në moshën 18 vjeçare.
Ky detyrim për arkat shëndetësore kishte ekzistuar edhe më parë, por në vitin 2010 me vendim të ministrit të atëhershëm të shëndetësisë Didier Burkhalter qe hequr, me arsyetimin se sigurimi bazë do të kursente rreth 40 milionë franga në vit.
Pas një kundërshtimi të gjerë që pati hasur një vendim i tillë, parlamenti pati miratuar një mocion kundër tij dhe sot edhe departamenti i punëve të brendshme i Qeverisë së Zvicrës ka futur në fuqi me veprim nga 1 korriku, një rregullore të re.
Ministri aktual i shëndetësisë, Alain Berset kishte premtuar edhe gjatë përpunimit të mocionit se ai do ta kthente gjendjen e mëparshme, gjegjësisht subvencionimin e syzeve për fëmijët.
Kjo është arsyetuar edhe me një ekspertizë e cila ka konstatuar se nëse problemet me sytë nuk trajtohen në fëmijëri, më vonë ato shndërohen në sëmundje.
Mbetet ende e hapur lartësia e pagesës që pritet ta bëjnë arkat e shëndetësisë për syzet e fëmijëve.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme