Bota
Ndalohen veturat dizel në Gjermani
Kritikët kanë bërë thirrje që kjo ndalesë të mos aplikohet, derisa në Gjermani, vlerësohet se ka rreth 10 milionë vetura me naftë
Një gjykatë e lartë ka vendosur për të ndaluar qarkullimin e veturave me naftë, për të luftuar ndotjen e ajrit, në një vendim të përkohshëm, që pritet të shkundë industrinë e automobilave.
Gjyqtarët në Gjykatën Federale Administrative në Leipzig kanë gjetur se autoritetet lokale kanë të drejtë të ndalojnë veturat dizel dhe ato që janë të vjetra, duke shkaktuar shumë reagime te shoferët, shkruan albinfo.ch.
Vendimi nuk është i prerë dhe tani u takon autoriteteve të qyteteve për të vendosur nëse do t’i ndalojnë veturat me naftë apo jo.
Çështja u përqendrua më shumë në qytetet e Shtuttgartit dhe Dyseldorfit, të cilat ishin të bllokuara nga tymi, por mund të kishin pasoja mbarëkombëtare.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Angela Merkel. Ajo theksoi se bëhet fjalë për qytete individuale dhe jo në të gjithë vendin.
Ndërkohë, ministrja e mjedisit, Barbara Hendricks, tha pas vendimit se qytetet gjermane mund të zvogëlojnë ndotjen e ajrit pa ndaluar automjetet me naftë.
Kritikët kanë bërë thirrje që kjo ndalesë të mos aplikohet, derisa në Gjermani, vlerësohet se ka rreth 10 milionë vetura me naftë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?