Futboll

Presidenti i FIFA-s së shpejti në Shqipëri

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së shpejti do ta vizitojë Shqipërinë.

Gjatë takimit të së hënës në Bratisllavë, gjatë punimeve të Kongresit të UEFA-s, kreu i FIFA-s pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit të FSHF-së për të vizituar Shqipërinë në një kohë shumë të shpejtë, shkruan “Top-Channel”.

Kualifikimi i Shqipërisë në Evropian, nominimi për finalen e Superkupës së Europës, zhvillimi i infrastrukturës në hapa të mëdhenj, përfshirja në shumë projekte, ka bërë që Shqipëria dhe vetë FSHF të ketë peshën e saj në imazhin evropian dhe botëror të futbollit.

Për FIFA-n dhe UEFA-n, FSHF-ja mbetet një partner strategjik në zhvillimin e futbollit për të mirën e lojës.