Kosova

Mjekët shqiptarë të Kroacisë të gatshëm të ndihmojnë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, ka takuar mjekët shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci. Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Ismaili me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka treguar se mjekët shqiptarë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në Kosovë dhe këtë pritet ta bëjnë së shpejti, përcjell albinfo.ch.

“Në Zagreb takova mjekët shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci. Të gatshëm dhe të motivuar për të dhënë kontributin e tyre edhe për shëndetësinë kosovare, shkëmbyem idetë se cilat janë format më të mira për ta bërë këtë”, shkruan Ismaili në “Facebook”.

“Ata patën propozime dhe iniciativa shumë interesante. Bashkë u ndamë me një përshëndetje që së shpejti të shihemi në Kosovë”, ka shtuar tutje ministri Ismaili.