Bota
Acari përfshin Evropën
Temperaturat e ulëta kanë përfshirë edhe Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe sipas meteorologëve, deri të premten nuk pritet që të ngriten temperatura, përkundrazi të enjten do të jetë - 20 gradë Celsius
Evropa është përfshirë që nga dita e djeshme nga një valë të ftohti siberian, që po përhapet gradualisht në të gjithë kontinentin, ku deri tani kanë vdekur tre persona, një në Francë dhe dy në Poloni.
Temperaturat do të jenë nga minus 10 gradë Celsius në minus 18 gradë Celsius shoqëruar me erë.
I ftohti me origjinë nga Siberia përfshiu Francën me temperatura minimale të akullta në verilindje të vendit, sipas Meteo-Francë, përcjell albinfo.ch.
Në Rusi, Qendra Kombëtare Metereologjike njoftoi se midis datave 23 dhe 28 shkurt temperatura ekstremisht të ftohta që do të përfshijnë vendin.
Gjatë mbrëmjes së djeshme temperaturat në rajonin e Moskës shkuan deri në minus 24 gradë Celsius, ndërsa në disa zona të qendrës së Rusisë termometri zbriti deri në minus 35 gradë Celsius.
Në Rumani u regjistruan temperatura minus 25 gradë Celsius. Edhe vendet fqinje të saj, përfshirë ato ballkanike, po përjetojnë temperatura të tilla.
Në qendër të Evropës, në Austri dhe Hungari, por edhe në Britaninë e Madhe dhe Itali dhe Spanjë autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për shkak të këtij fenomeni të ashtuquajtur “Moskë-Paris”.
Temperaturat e ulëta kanë përfshirë edhe Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe sipas meteorologëve, deri të premten nuk pritet që të ngriten temperatura, përkundrazi të enjten do të jetë – 20 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?