Turizëm
Villat më të lira për pushime
Në një shtëpi turistike ju mund të kurseni buxhetin sikur të qëndroni në një hotel të mirë. Motori i kërkimit Holidu ka krahasuar çmimet mesatare në Evropë për shtëpitë e pushimit dhe apartamentet. Përfundimi: Varësisht nga destinacioni i pushimeve, ka dallime prej gati 70 për qind, shkruan albinfo.ch.
Të dhënat për këtë studim u mblodhën nga baza e të dhënave Holidu në janar 2018. Ne ishim duke kërkuar për një shtëpi pushimi apo apartament për 3 deri në 8 persona në periudhën prej 4 gusht deri më 11 gusht (sezoni i lartë) dhe nga 15 shtatori deri më 22 shtator 2018 (sezon i ulët).
Sipas studimit, çmimi mesatar për një natë për një shtëpi pushimi është rreth 156 franga në Evropë gjatë sezonit të pikut. Për shembull, Portugalia (162 franga), Danimarka (152 franga) dhe Austria (148 franga). Kroacia është gjithashtu një segment me çmim të mesëm me 148 franga.
Në Spanjë, kërkesa e lartë reflektohet në çmime relativisht të larta, shkruan Holidu. Me rreth 213 franga në natë në një vilë, vendi është një nga më të shtrenjtit në Evropë. Mysafirët në Mallorca paguajnë 303 franga. Janë dukshëm më të lira Ishujt Kanarie: Një apartament ose një shtëpi pushimi Gran Canaria në sezonin e lartë kushton 134 franga, në Tenerife 116 franga.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?