Lajme
Shqiperia, në vendin e parë që duhet të vizitohet gjatë vitit 2011
Lonely Planet, udhërrëfyesi më i njohur në botë, vendosi Shipërinë të parën në listën e 10 vendeve që duhet vizituar në 2011
Njëri prej themeluesve të kësaj organizate qëndroi për pak kohë në Shqipëri, ku në Tiranë, ka bërë disa foto të Piramidës, të cilën e cilëson si një ndër simbolet e kryeqytetit shqiptar.
Të gjesh kënaqësi në Shqipëri nuk është një betejë e vështirë. Jo shumë kohë më parë, kur Ballkani konsiderohej një destinacion vetëm për njerëzit e guximshëm, vetëm për trimat mes trimave që mund të shkonin në Shqipëri, thotë Lonely Planet.
„Mahnitja nga plazhet, vendet arkeologjike, kuzhina shumë e mirë, jeta e natës, aventurat dhe mikpritja e banorëve, për të cilët udhëtarët janë ende diçka e re. Në luftë për të hequr etiketën e bosëve të krimit, Shqipëria ka bërë publike një dashuri të re Mesdhetare në tabelën e turizmit dhe kësisoj nuk do të jetë jashtë shtigjeve të rrahura“, përshkruan Shqipërinë, gazetari australian, Tony Wheele.
Pas Shqipërisë vjen Brazili i karnavaleve. Duke u zgjedhur si vendi organizator i Kupës së Botës në 2014 dhe Lojërave Olimpike verore të 2016 Brazili do të ketë një seri të rejash për tu admiruar.
“Cape Verde” renditet i treti, më pas Panamaja me ritmet e veta mes modernes dhe primitivizmit, një udhëkryq mes dy kontinentesh ku shekulli i XXI takon agimin e të gjitha epokave.
Lonely Planet sugjeron edhe Bullgarinë për ata që pëlqejnë plazhet e Detit të Zi. Më pas vjen “Vanuatu” për eksperiencat autentike, Italia si një përzierje argëtuese, e bukur dhe karizmatike ku nuk lihen pa përmendur edhe lajmet me protagonist kryeministrin italian, Silvio Berlusconi.
Më pas vjen Tanzania, vendi i mrekullive të mëdha. Siria, megjithëse e etiketuar si pjesë e aksit të së keqes i ofron pushim do turisti. Dhjetëshja e Lonely Planet mbyllet nga Japonia, vendlindja e sushit dhe e sakës.
Për më tepër informacion mbi këtë artikull mund të vizitoni: http://www.lonelyplanet.com/albania/travel-tips-and-articles/76164?affil=lpemail
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih