Shkurt.ch
Künzle i CVP-PDC-së, merr timonin e Winterthurit
Në zgjedhjet e mbajtura dje për kryetarin e qytetit, Winterthuri ka zgjedhur me shumicë votash përfaqësuesin e CVP-PDC-së Michael Künzle. Në garë me të, për të trashëguar postin e braktisur nga Ernst Wohlwend (SP) ka qenë kandatja nga SP-PS, Yvonne Beutler.
Künzle, me 15104 vota ka dalë shumë më i votuar se konkurrentja e tij Beutler, për të cilkën kanë votuar vetëm 7937 veta. Por, Beutler në zgjedhjet për plotësimin e një vendi vakant në qeverinë e qytetit ka mbrojtur ulësen e tretë të partisë së saj. Pas dorëheqjes së Wohlwend dhe të anëtares tjetër të qeverisë, Verena Gick, në ekzekutivin e Winterthurit ishin 2 vende të zbrazëta.
Beutler është zgjedhur me të parën, me 11892 vota ndërsa për të plotësuar vendin tjetër të zbrazët duhet pritur balotazhin.
Wnterthuri, me rreth 105 mijë banorë është qyteti i dytë për nga madhësia në Kantonin e Cyrihut dhe i gjashti në gjithë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025