Shkurt.ch

Më shumë orë pune se një vit më parë

Të gjithë të punësuarit në Zvicër, të marrë së bashku, gjatë vitit 2011 kanë bërë 7.708 miliardë orë pune, që është për 2.7% më shumë se në vitin 2010. Kjo rritje shpjegohet në tërësi me shtimin e vendeve të punës që është shënuar gjatë kësaj periudhe në Zvicër.

Krahas rritjes së numrit të orëve të punës, të punësuarit në Zvicër kanë shfrytëzuar më shumë ditë pushimi se më parë, bën të ditur Enti Federal për statistikë. Nga viti 206 deri në vitin 2011, numri mesatar i javëve të pushimit është shtuar nga 4.9 në 5.0.

Marrë sipas profesioneve, sërish kanë qenë bujqit ata që, me 44 orë e 52 minuta në javë, kanë punuar më së gjati.