Lajme

Tadiq i gatshëm të takohet me Thaçin

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, njofton Radio Evropa e Lirë. “Duhet të bisedojmë me çdonjërin, të cilin shqiptarët e Kosovës do ta zgjedhin si përfaqësuesin legjitim të tyre”, deklaroi Tadiq.

“Nuk kemi të drejtë për qëndrime personale kur përfaqësojmë interesin publik”, tha presidenti ai. Presidenti serb tha se duhet të hetohen pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti mbi trafikimin e organeve, të cilat ndërlidhen me Thaçin.