Shkurt.ch

Stefan Roth, kryetar i qytetit të Lucernit

Ai zë vendin e kryetarit të deritashëm Urs Studer (pa parti) i cili ka dhënë dorëheqje pas 16 vitesh në postin e njëjtë

Kryetar i ri i qytetit të Lucernit është zgjedhur Stefan Roth nga CVP-PDC. Roth, i cili ka qenë deri më tash drejtor i financave i Lucernit, zë vendin e kryetarit të deritashëm Urs Studer (pa parti) i cili ka dhënë dorëheqje pas 16 vitesh në postin e njëjtë.

Kryetari i ri, veç nga partia e tij është mbështetur edhe nga i gjithë spektri djathtë i Lucernit, gjegjësisht nga FDP-PLR, SVP-UDC dhe GLP. Me këtë ai ka mbledhru 12016 vota.

Nga ana tjetër, për kandidaten e të majtëve, Ursula Stämmer (SP-PS), e cila është dhe drejtoreshë për çështje të sigurisë, kanë votuar 8484 veta.