Futboll

Zvicerani Challandes, përzgjedhës i mundshëm i Kosovës

Bernard Challandes e nisi karrierën në ekipin e Saint-Imer, për të vazhduar më pas me La Chaux, Yverdon Sports, Young Boys, Servette, Përfaqësuesja e Zvicrës U21, Zurich, Sion, Xamax, Thun dhe Armenia

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ditë më parë ka përmendur se përzgjedhës i Kosovës mund të jetë një zviceran.

Sipas mediave në Kosovë, emri i zviceranit është Bernard Challandes. Por, zyrtarizmi pritet të bëhet më 2 mars, përcjell albinfo.ch.

Trajneri 66-vjeçar zviceran, pritet të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me Kosovën.

Bernard Challandes e nisi karrierën në ekipin e Saint-Imer, për të vazhduar më pas me La Chaux, Yverdon Sports, Young Boys, Servette, Përfaqësuesja e Zvicrës U21, Zurich, Sion, Xamax, Thun dhe Armenia.

Së fundi, Challandes ishte agjent lojtarësh te ekipi i Baselit.

Trajneri i ri pritet të drejtojë Kosovën në dy ndeshjet miqësore gjatë muajit mars, ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos. Më herët përzgjedhës i Kosovës ishte Albert Bunjaki, derisa në ndeshjen miqësore ndaj Letonisë ishte Muharrem Sahiti.