Shkurt.ch
Pierre Maudet triumfon në Gjenevë
Pierre Maudet kalon nga ekzekutivi i qytetit në Këshillin e Shtetit
Këshilltari administrativ i qytetit të Gjenevës, Pierre Maudet, 34-vjeçar, u zgjodh të dielën në Këshillin e Shtetit në Gjenevë me 39.8 për qind të votave. Kryetari i mëparshëm i Gjenevës (PLR) arriti përpara socialistes Anne Emery-Torracinta (28.3% ) dhe Eric Stauffer (MCG me 27.6%).
Pierre Maudet arriti në qendër të qytetit nën brohoritjet e mbështetësve të tij. “Unë kam mbetur pa frymë kur mësova rezultatin që kam arritur”, ka thënë ai për televizionin lokal “Léman Bleu”. Ndërkaq, Pierre Maudet tha se suksesi i tij ka qenë i mundur falë “fushatës në terren”.
Zgjedhja e Pierre Maudet i mundëson të djathtës të ruajë shumicën e saj në ekzekutivin e kantonit të Gjenevës. Liberal-radikali pason z. Mark Muller, një tjetër PLR-ist, i cili u detyrua të japë dorëheqjen në fillim të këtij viti pas një grindjeje me një shërbyes të një klubi nate. Pierre Maudet do të marrë zyrtarisht funksionin më 29 qershor.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025