Shkurt.ch

Sot, ditë votimesh në Zvicër

Sot, në 12 kantone të ndryshme të Zvicrës populli do të votojë për një numër të madh çështjesh të ndryshme. Në Kantonin e Cyrihut dhe në atë të Lucernit do të votohet nëse duhet zgjatur orari i punës së shitoreve ose jo.

Në Vaud, populli me të drejtë vote do të vendosë për inicitaivën e organizatës Exit lidhur me “ndihmën për të vdekur” (eutanazinë) ose për kundërpropozimin që e ka bërë qeveria e kantonit. Në St. Gallen, votat do të përcaktojnë nëse trafiku publik për të rinjtë do të jetë gratis ose jo.

Në kantonin Baselstadt, të majtët kundërshtojnë uljen e tatimit në fitim të ndermarrjeve. Në Lucern dhe në Vintertur do të ketë zgjedhje, të qeverisë respektivisht të kryetarit të qytetit.