Shkurt.ch

Referendum për sigurimin shëndetësor

Nëse kjo nuk pranohet nga qytetarët, SVP-ja do të kërkojë anulimin e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm

Zviceranët do të votojnë të dielën për modelin e menaxhuar të kujdesit shëndetësor, me të cilin parashihet të plotësohet Ligjin i ri për sigurimin shëndetëso në Zvicër.

Me këtë është e mundur që shumica e sigurimeve të bashkohen në një rrjet të integruar të kujdesit shëndetësor.

Rruga drejt këtij qëllimi për Këshillin Federal është e diskutueshme. Kundër kësaj iniciative janë deklaruar sindikatat e mjekëve. Megjithatë, fjalën e fundit e kanë qytetarët në referendumin e së dielës.

Anketa e fundit e SRG-së tregon qartë kundërshtimin për rishikim e Ligjit për sigurim shëndetësor. Dy javë para referendumit, 58 për qind e të anketuarve u thanë jo ndryshimeve në fjalë.

Nëse kjo nuk pranohet nga qytetarët, SVP-ja do të kërkojë anulimin e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm.