Shkurt.ch

Kompjuteri i parë “Apple” shitet për 374 mijë dollarë

Kompjuteri i vjetër "Apple One" nga viti 1976, i cili është ende në funksion, është shitur në një ankand në Nju-Jork për 374.500 dollarë

150 mijë dollarë ishte çmimi fillestar i kompjuterit më të vjetër të gjigantit “Apple”. “Apple One”, të cilin e krijuan themeluesit e kompanisë, Steve Jobs dhe Steve Voznjak, ishte me kasetë origjinale, manualin për punë dhe gjuhën bazike të kompjuterit, ndërsa përdoruesi duhet të siguronte monitorin. Dy njerëz kanë bërë garë se cili po ofron më shumë para për kompjuterin e parë kompakt, i cili lejon përdoruesin për të shkruar tekstin dhe për të përdorur programet bazike.