Futboll

Përzgjedhësi i Kosovës pritet të jetë zviceran

Sekretari gjeneral i federatës së futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmuar se zyrtarisht në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv më 2 mars 2018 do të dihet emri i ri i përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Salihu tha se kryetari i federatës, Fadil Vokrri ka udhëtuar në Zvicër për këtë çështje, pra për ta finalizuar këtë proces, raporton ‘Klan Kosova’.

Aludimet e Salihut dhe prezenca e Vokrrit në Zvicër, lë të kuptohet se përzgjedhësi i ri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, mund të jetë zviceran, përcjell albinfo.ch.

Edhe më herët është përmendur se përzgjedhësi i Kosovës pritet të jetë zviceran, megjithatë, pa përmendur emra.

Trajneri i ri pritet të drejtojë Kosovën për dy ndeshjet miqësore të muajit mars, ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos, takime që do të zhvillohen në Francë.